LAJMI I FUNDIT:

Burri fiton mbi një milion dollarë në lotari pasi përdori të njëjtët numra për katër vjet

Burri fiton mbi një milion dollarë në lotari pasi përdori të njëjtët numra për katër vjet

Një burrë nga Michigani i cili luajti të njëjtin grup numrash në lotari për katër vjet, zbuloi se këmbëngulja e tij u shpërblye me 1.3 milionë dollarë.

Burri 54-vjeçar i Wayne County bleu një biletë nga Lotto 47 me numrat 04-08-17-28-36-43, përcjell Telegrafi.

“Kam luajtur këtë grup numrash për katër vjet”, tha ai.


Dhe shifrat e tij më në fund u shpërblyen me një xhekpot prej 1.3 milionë dollarësh.

“Unë skanova biletën time në aplikacionin e lotarisë dhe pashë numrat të fluturonin dhe mendova se kjo është një ëndërr e bërë realitet”shtoi ai.

“Fitorja është një ndjenjë e mrekullueshme dhe më jep mua dhe familjes time liri financiare”, vazhdoi fituesi. /Telegrafi/