LAJMI I FUNDIT:

Burrë e grua rrahën nga doganierët në Turqi – pamjet e keqtrajtimit të çiftit publikohen në rrjetet sociale

Burrë e grua rrahën nga doganierët në Turqi – pamjet e keqtrajtimit të çiftit publikohen në rrjetet sociale

Pas publikimit të pamjeve të çiftit, İrfan dhe Yıldız Ozdemir, të cilët u rrahën nga doganierët gjatë kalimit të tyre nga Porta Kufitare e Haburit në Turqi, Guvernatorja e Shirnakut njoftoi se dy doganierët e përfshirë në incident janë pezulluar nga puna.

Ozdemir nga ana tjetër është thirrur në departamentin e kontrabandës me arsyetimin se në çantën e saj ishin gjetur 1 kilogram çaj, 5 kilogramë oriz dhe 2 kilogramë sheqer të padeklaruar.

Duke shpjeguar se si ndihej pas incidentit, Ozdemir tha se “i publikova pamjet sepse nuk dëshiroja që fëmijët e mijë të keqinformohen”.


Çifti ishte nisur për në shtëpinë e tyre në Silopi me produktet që blenë nga Qeveria Rajonale Kurde e Irakut (IKRG). Kur arritën në portën e kufirit, ata u thanë doganierëve se nuk do të mund t’i kalonin produktet përmes rrezeve ultra-violetë.

Pas kundërshtimeve, doganierët filluan të rrihnin İrfan Özdemir. Yıldız Özdemir, i cili është e sëmurë prej zemrës, u ka bërtitur oficerëve. Më pas, një doganier me uniformë e goditi gruan me shuplakë dhe vazhdoi duke e shkelmuar gjersa ishte në tokë.

Ndryshe, doganierët pritet të dënohen rëndë për rrahjen e dy qytetarëve të pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori