Sinan Krasniqi është i dënuar me burgim maksimal për veprat penale dhunim dhe vrasje.
Më 11 shtator të vitit 2006, ai kishte dhunuar mbesën e tij 7 vjeçare, Elona Krasniqin të cilën pastaj e kishte varur me pantallonat e saj në një pyll në afërsi të fshatit Karaçicë të komunës së Shtimes duke e braktisur kufomën.
Trupi i pa jetë të Elonës ishte “gjetur” më 30 shtator, nga vetë autori i krimit në një kodër katër kilometra larg shtëpisë saj në Karaçicë të Shtimes, i cili fillimisht kishte fshehur krimin.
Por, Sinani nuk është i vetmi i burgosur që ka dënim mbi 40 vjet. Me burgim të njejtë si Sinani janë edhe dy persona të tjerë.
Jetë mes katër mureve të dhomës së burgut, bëjnë 1 mijë e 609 persona, të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nuk japin detaje se në çfare faze të vuajtjes së dënimit janë të burgosurit por tregojnë se shumica prej tyre janë meshkuj.
Në burgjet e Kosovës 1 mijë e 572 janë të burgosur meshkuj, e vetëm 37 femra.
“Numri më i madh i të burgosurve në SHKK është për veprat penale: Vrasje, tentim vrasje, vjedhje, narkotik, si dhe vepra të tjera të parapara me Kodin Penal”.
E edhe dënimet e tyre përcaktohen, varësisht prej veprave që kanë kryer, por dënimi më i gjatë është ai 40 vite, që e vuajnë gjithsej tre persona.
Asnjë i burgosur me burg të përjetshëm
Nuk është i vogël edhe numri i të miturve që kanë kryer vepra penale, për të cilat tash edhe po vuajnë dënimin. Aktualisht janë 30 të mitur që janë në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale.
“Nga 1,609 të burgosur, 30 janë të mitur dhe 1,579 të moshës madhore”, kanë thënë në Ministrinë e Drejtësisë për Gazetën Fjala.
Ndonëse kishte hyrë në fuqi edhe dënimi me burg të përjetshëm, në Kosovë ende nuk ka asnjë të burgosur që po e vuan këtë dënim.
Deri para tri vjetëve, dënimi maksimal në Kosovë ka qenë 40 vjet heqje lirie, ndërsa tani ky dënim me Nenin 44 të KPK-së është për tërë jetën.
E ky dënim shqiptohet për vrasjet e rënda ordinere, ato politike dhe terroriziëm, e që sipas Kodit Penal të Kosovës konsiderohen si veprat më të rënda kriminale.
Deri më tani në Kosovë është shqiptuar vetëm një rast me burgim të përjetshëm. Dënimi është shqiptuar në shtator të vitit 2015, ku Gjykata Themelore e Prishtinës, konkretisht, Departamenti për Krime të Rënda, kishte shpallur fajtor dy shtetas kosovarë, të cilët kishin kryer vrasjen makabre të një shtetasi serb me orgjinë boshnjake nga Novi Pazari.
Por, Gjykata e Apelit e kishte zbutur dënimin për dy këta dy persona dhe kishte vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e shkallës së parë dhe personat e dënuar me burgim të përjetshëm t’i dënojë me 25 vjet, respektivisht 22 vjet burg.
Burgu, vendi i vdekjeve të mistershme
Burgjet në Kosovë sipas njohësve të drejtësisë së fundmi janë bërë tepër të rrezikshme për jetën e atyre që vuajnë dënimin.
Jetën në burgjet e Kosovës së fundmi e kanë humbur Astrit Dehari e Naser Makolli.
Vdekjet, vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet, si këto dy raste e kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e personave nëpër këto qendra.
Por, ato nuk janë të vetmet. 13 të burgosur raportohet se kanë kryer vetëvrasje në Kosovë që nga 1999. Të dhënat zyrtare listojnë 201 raste të tjera të tentativave për vetëvrasje.
Gjatë të njëjtës periudhë, 28 të burgosur gjithashtu vdiqën nga shkaqe natyrore, duke e sjellë totalin e vdekjeve në burgje që nga viti 1991 në 52.
Shqetësime për gjendjen e të burgosurve kishte ngritur edhe avokati i popullit.
Avokati i Popullit konsideronte se kufizimi i të drejtës për trajtim adekuat mjekësor, nuk mund të konsiderohet si masë disiplinore për shkak të tejkalimit ose shkeljeve të rregullave të Shërbimit Korrektues. Për më tepër, sipas tij Burgu i Sigurisë së Lartë, nuk mund të ofrojë shërbimet e kërkuara.
Sipas Avokatit, stacionari i këtij burgu ofron shërbime deri në orën 16:00, respektivisht 19:00, por që nuk ka mjek kardiolog, por vetëm mjek të përgjithshëm.
Si përfundim Avokati i Popullit kishte theksuar se mungesa e ndihmës mjekësore në kohën e duhur, që i shtohet refuzimit të autoriteteve për t’i ofruar të urgosurit trajtimin e duhur mjekësor të dhënë nga mjekët civilë, krijojnë një ndjenjë të fortë mungese sigurie, e cila, e kombinuar me vuajtjet fizike, çojnë në trajtimin degradues duke shkelë nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/esma-shba-380x233.png)
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit
![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/britaniku-380x233.jpg)
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
![Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rrefimi-i-reporterit-380x233.jpg)
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
![Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Behgjet-Pacolli-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
![Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/d6eba9df-c0f2-4a03-806a-479177a6cd14-780x439-1-380x233.jpg)
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes