LAJMI I FUNDIT:

Burdushi tenton të vetëvritet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Burdushi tenton të vetëvritet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Mjeku popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, i cili është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka tentuar që të vetëvritet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, avokati i tij Asdren Hoxha, i cili tha se Peqani ka tentuar të vetëvritet, dhe kjo ka ndodh në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Avokati Hoxha ka thënë se këtë ia ka thënë vet klienti i tij, Peqani, si revoltë ndaj padrejtësisë që po i bëhet.


“Klienti im e sheh këtë si padrejtësi, por edhe vonesat në procedurë gjatë këtyre muajve në paraburgim në Prizren, pa aktakuzë dhe të gjitha këto padrejtësi e kanë shtyrë të tentoj të ndërmarr një veprim të tillë”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.

Telegrafi gjithashtu ka provuar të marr një prononcim edhe nga drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi me të cilën nuk ka arritur të kontaktoj.

Ndryshe, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale ku edhe po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori