LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: PDK-ja është fajtore për problemet me Demarkacionin dhe Asociacionin (Video)

Bulliqi: PDK-ja është fajtore për problemet me Demarkacionin dhe Asociacionin (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për të mbrojtur vendin duhet të shkohet jo vetëm njëherë, por shumë herë në zgjedhje.

Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje, LDK nuk ka nevojë të tutet, sepse për problemet që kanë ndodhur, si me Demarkacionin, edhe me Asociacionin, nuk i ka fajet LDK, por në atë kohë ka qenë në pushtet Partia Demokratike e Kosovës.


Bulliqi ka thënë në televizionin Rrokum se miratimin e Demarkacionit nuk po e lejon pozita, e jo opozita.

Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje, nuk është problem sakrifikimi i individëve dhe humbja e mandateve, vetëm se duhet të ruhet territori i vendit dhe integriteti i tij.

Bulliqi ka thënë se i kanë ofruar fakte të reja kryeministrit Isa Mustafa, por Qeveria nuk ka shprehur interesim të madh për to.

Ai ka thënë se do të vijë momenti kur pala kosovare do të ulet me palën malaziase për rinegociimin e demarkacionit, dhe se ata kanë shprehur gatishmëri dhe se kjo do të çonte shpejt drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori