LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 6° lightrain

Bulliqi: Më 28 mars 1999, forcat serbe kryen një nga krimet më mizore të luftës në Kosovë

Bulliqi: Më 28 mars 1999, forcat serbe kryen një nga krimet më mizore të luftës në Kosovë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci, bashkëpunëtorë komunalë, aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe dhe vendosën lule te varrezat e Bogujevcve dhe Duriqve, në përkujtim të 26-vjetorit të masakrës ndaj këtyre familjeve.

Bulliqi thotë se më 28 mars 1999, forcat serbe kryen një nga krimet më mizore të luftës në Kosovë, duke vrarë 16 anëtarë të këtyre familjeve, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar.

“Kjo tragjedi nuk është vetëm një plagë e thellë për familjarët, por një kujtesë e dhembshme për mbarë vendin tonë dhe vuajtjet që populli i Kosovës përjetoi në rrugën drejt lirisë. Sot, si çdo vit, jo vetëm nderojmë kujtimin e të rënëve, por edhe kërkojmë drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen këtë krim çnjerëzor”, ka shkruar Bulliqi.


Tutje, ai ka shtuar “Lavdi e nderime martirëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu! Lavdi e nderime gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”./Telegrafi/