LAJMI I FUNDIT:

Bujqësia në shifra

Bujqësia në shifra

Me regjistrimin e fundit të popullsisë doli se në Kosovë ka më shumë traktorë se fermerë. Por, me gjithë numrin e lartë të mjeteve bujqësore pjesa më e madhe e tokës në vend punohet me mjete jo të sofistikuara bujqësore.

Megjithatë mungojnë të dhëna të sakta për shpërndarjen e këtyre mjeteve nëpër bujq, sipërfaqet bujqësore, llojin e të mbjellave dhe numrin e kosovarëve që merren me bujqësi.


Përafërsisht 10 mijë e 887 kilometra katrorë sa ka Kosova, vetëm tokë bujqësore llogariten të jenë 577 mijë hektarë.
Çdo vit nga 500 deri në rreth 1 mijë hektarë, thuhet se betonohen ose u ndërrohet destinimi me zhvillimin e industrisë dhe rritjen e numrit të shtëpive për banim, shkruan Tribuna.

Të gjitha kalkulimet që bëhen për bujqësinë dhe kapitalin bujqësor në vend, ju referohen të dhënave të nxjerra për këtë fushë 54 vjet më parë.

Regjistrimi i fundit bujqësor ka ndodhur në Kosovë në vitin 1960.

Ndërkaq, nga 1 nëntori i këtij viti pritet të realizohet regjistrimi i ri i bujqësisë në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/