LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Kandidati i “Frontit Europian” për president Bujar Osmani, ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot, ndaj Taravarit kandidatit të koalicionit VLEN.

Ai tha se dallimi ndaj kundërkandidatit të tij Arben Taravari, është me mbi 40 mijë vota, njofton Telegrafi Maqedoni.


Osmani e ftoi Taravarin që ta pranojë siç tha, humbjen dhe mesazhin nga populli.

Të gjitha lajmet nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

“Më lejoni që të shpall fitore me dallim të madh me mbi 40 mijë vota. Kemi fituar në çdo komunë të vendit. Kjo fitore është fitore e përbashkët dhe dëshmon se Fronti Europian është lokomitovë për të ardhmen evropian. Në emër të frontit iu falënderoj nga zemra. Vota juaj është detyrimi im. Dëshiroj t’i them diçka edhe kundërkandidatit tim Arben, patëm fushatë me dinjitet dhe duhet të pranohet humbja dhe fitorja, por edhe mesazhi që e dërguan shqiptarët dhe komunitetet tjera”, tha mes tjerash Osmani.

Ai gjithashtu theksoi se shoqëria ende është e ndarë në baza etnike./Telegrafi/