LAJMI I FUNDIT:

Buick Enspire elektrik arrin në Kinë (Foto)

Buick Enspire elektrik arrin në Kinë (Foto)

Brendi amerikan Buick, anëtar i grupit General Motors, prezantoi në Kinë konceptin e tij elektrik Enspire.

Për dallim nga Envision dhe Enclave, ky koncept i crossoverit dallon nga ana e maskës së madhe të përparme dhe pamjes sportive.


Vetura ka dy elektromotorë që sigurojnë 557 kuaj fuqi dhe nga 0 deri 100 km në orë arrin  për katër sekonda.

Buick nuk ka zbuluar detajet e baterisë, por është bërë e ditur rangu i vozitjes me një mbushje prej 600 kilometrash.

Duke iu falënderuar teknologjisë së fundit me mbushje të shpejtë, bateria mund të mbushet deri 80 për qind për 40 minuta. /kp/Telegrafi/