LAJMI I FUNDIT:

Bugatti zbulon Centodiecin e parë, “bisha” që prodhon 1.600 kuaj-fuqi

Bugatti zbulon Centodiecin e parë, “bisha” që prodhon 1.600 kuaj-fuqi

Më në fund është prezantuar njësia e re e prodhuar të Centodieci, që në shenjë respekti për modelin legjendar të viteve të 90-ta u “rikthye në jetë”.

EB110 kishte nuancën e njëjtë të ngjyrës së kaltër, por tani ka edhe shumë detaje tjera që Centodieci akoma i mbanë, transmeton Telegrafi.


Fakti që nuanca quhet EB110 Blue, tregon mjaftueshëm për atë se sa është e rëndësishme kjo veturë legjendare për Bugatti.

Jo vetëm që EB110 ka qenë modeli i parë në këtë ngjyrë, por edhe fabrika kishte të njëjtën nuancë duke marrë edhe emrin “Fabricca Blu”.

Centodieci i parë edhe ka edhe një përparësi, e ato janë fellnet e lyera me nuancën e dytë historike, EB110 “Sport Silver”.Të njëjtin kombinim ka edhe EB110 GT.

Është interesant se brendësinë e veturës për shumëçka e përcjell ikona e 90-ve. Enterieri modern është i ideuar në detaje.

Kujtojmë që Centodieci është prodhuar duke u bazuar në Chirone, dhe ka të njëjtin motor 8 litërsh V16 që prodhon 1.600 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.4 sekonda, e ajo maksimale është 380 km/h. Në total janë prodhuar vetëm dhjetë njësi. /Telegrafi/