LAJMI I FUNDIT:

Bugatti vs Formula 1: Bëhuni “dëshmitar” i një gare që tregon qartë epërsinë e njërit prej pjesëmarrësve

Bugatti vs Formula 1: Bëhuni “dëshmitar” i një gare që tregon qartë epërsinë e njërit prej pjesëmarrësve

Një garë e fundit e “përshpejtimit” tregon se cili mund të jetë dallimi ndërmjet një makine të Formula 1 nga një makinë klasike.

Sipas shumë njerëzve, Bugatti Chiron është maksimumi që mund të blejnë paratë, përcjell Telegrafi.


Motori i tij me 16 cilindra jep 1.500 kf dhe sjell performancë që pak vetura mund të ofrojnë.

Dhe kjo, edhe pse ka të tjera që mund të përshpejtojnë në një periudhë të ngjashme, madje edhe duke vozitur mbi 400 km/orë, por vetëm Bugatti Chiron ofron një ndjesi të tillë në vlera kaq ekstreme.

Sidoqoftë, gjërat nuk janë të njëjta nëse nga ana tjetër është një veturë e Formula 1.

Red Bull RB7 është një makinë e vitit 2011 e mundësuar nga një motor V8 atmosferik 2.4 litërsh.

Ai jep 750 kf, dhe rrotullohet deri në 18,000 rpm dhe është kulmi i inxhinierisë mekanike në rrethanat e sotme.

Këto dy makina magjepsëse u përballën nga British Carwow.

Mat Watson nuk po vozit këtë herë, por ai është dëshmitar i një gare që tregon qartë epërsinë e një pjesëmarrësi. Shihni më poshtë se për cilën bëhet fjalë. /Telegrafi/