LAJMI I FUNDIT:

Buffon zgjedh më të mirët me të cilët ka luajtur dhe ata që i ka pasur kundërshtarë

Buffon zgjedh më të mirët me të cilët ka luajtur dhe ata që i ka pasur kundërshtarë
Buffon dhe Ronaldo

Portieri Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, ka dhënë një intervistë të gjatë për Copa90, ndërsa nga ai është kërkuar që t’i zgjedhë disa prej lojtarëve më të mirë që i ka njohur dhe ndaj të cilëve ka luajtur gjatë karrierës së tij të gjatë.

“Jam shumë miqësor me mbrojtësit dhe i urrej sulmuesit”, ka thënë 39-vjeçari me shaka, para se t’i thoshte emrat e yjeve të futbollit.

Më të mirët e futbollit, të përzgjedhur nga Gigi

“Do të thosha se më të fortit ndaj të cilëve kam luajtur janë Ronaldo – braziliani, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane”.


“Pas këtyre katërve do të flisja për bashkëlojtarët e mi, mbrojtësit me të cilët kam luajtur – duke filluar nga (Lilian) Thuram, (Fabio) Cannavaro e (Ciro) Ferrara deri te (Giorgio) Chiellini, (Andrea) Barzagli, (Leonardo) Bonucci e (Daniele) Rugani”.

“Për ta pasur rezultate të shkëlqyera në mbrojtje ke nevojë për mbështetjen njerëzore dhe unë kam qenë gjithmonë i suksesshëm për këtë gjë. Këta janë futbollistët, të cilët e kanë shkruar historinë më të rëndësishme në futbollin vendor dhe ndërkombëtar”.

Dy nga më të mirët, sipas Buffon

“Në mesin e italianëve, sa i përket talentit, do t’i përmendja (Andrea) Pirlon, (Francesco) Tottin, (Alessandro) Del Pieron dhe Roberto Baggion. Për t’i bërë pesë, do ta përfshij edhe Paolo Maldinin”.

Buffon e shikon Donnarumman si pasardhës, thotë se vazhdon t’i studiojë portierët
Lexo po ashtu Buffon e shikon Donnarumman si pasardhës, thotë se vazhdon t’i studiojë portierët

Legjenda italiane e futbollit është pyetur edhe për fanellën e tij të preferuar dhe natyrisht se e ka zgjedhur atë të Italisë.

Fanella e kombëtares më e mira për Buffon (Instagram)

“Gjithmonë e kam dhënë maksimumin për ekipet e mia dhe gjithmonë kam gjetur një vlerë të rëndësishme për të luftuar në fushë. I kam pasur vetëm tri ekipe (Parma, Juventusi dhe Italia)”.

“Kam qenë shumë me fat që e kam veshur fanellën e Azzurrëve që është si lakuara ime e dytë, ka qenë një dhuratë e madhe”, ka deklaruar Buffon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Premier League
Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez

Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez

Serie A
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

Ligue 1
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori