LAJMI I FUNDIT:

Buffon thuhet se ka pranuar rinovimin e kontratës me Juventusin

Buffon thuhet se ka pranuar rinovimin e kontratës me Juventusin
Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images/ Guliver)

Gianluigi Buffon dhe Presidenti Andrea Agnelli thuhet se kanë rënë dakord të rinovojnë kontratën e portierit veteran me Juventusin deri në vitin 2021.

Gazeta italiane Tuttosport zbulon se portieri 42-vjeçar do të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2021 pasi u pajtua me presidentin në telefon javën e kaluar.

Buffon ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re në të njëjtat kushte si marrëveshja aktuale, për të zgjatur karrierën e tij me një vit tjetër dhe të luajë të paktën deri në moshën 43-vjeçare.


Rrëfimet e Buffon: Problemet me deklaratat fashiste dhe depresioni – bastet, ndarja nga gruaja dhe sulmi verbal ndaj gjyqtarit
Lexo po ashtu Rrëfimet e Buffon: Problemet me deklaratat fashiste dhe depresioni – bastet, ndarja nga gruaja dhe sulmi verbal ndaj gjyqtarit

Tani për tani, pandemia e coronavirusit parandalon përfundimin e marrëveshjes, por raporti pretendon se Buffon do të vendos lapsin mbi letër në kontratën e re kur shansi i parë të paraqitet.

Foto nga viti i kaluar

Sipas gazetës Tuttosport, ‘hipoteza për ta parë Buffonin në gol në moshën 44-vjeçare, me pak fjalë, nuk duhet të përjashtohet’ pasi ka luajtur shtatë ndeshje në Serie A këtë sezon dhe 11 në total në të gjitha garat.

42-vjeçari ka mbajtur tre herë portën e paprekur këtë sezon dhe ka pranuar nëntë gola para pushimit të detyruar në mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori