Gigi Buffon beson se ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus përfundimisht doli e dëmshme, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, pasi sipas tij skuadra humbi ADN-në e të qenit ekip.

Portieri aktualisht është kthyer në Serie B me klubin e tij të parë Parma dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet ende nga futbolli.


Ai foli për TUDN.com për situatën e tij në Stadio Tardini dhe të ardhmen në Meksikë ose Shtetet e Bashkuara.

Gianluigi Buffon celebrates Parmas comeback after 20 years and fails

Buffon komentoi edhe efektin që CR7 pati te Juventusi, mbi të gjitha pas rikthimit të yllit portugez te Manchester United.

“Juve kishte shansin për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e parë që ai mbërriti, që ishte viti kur isha në Paris Saint-Germain, dhe nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi”.

“Kur u ktheva, punova me CR7 për dy vjet dhe dolëm mirë së bashku, por mendoj se Juve e humbi ADN-në e të qenit një ekip”.

“Ne arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017, sepse ishim një skuadër plot përvojë, por mbi të gjitha ishim një njësi e vetme dhe kishte garë për një vend brenda grupit që ishte shumë e fortë. Ne e humbëm atë me Ronaldon”, deklaroi Buffon.

Statistikat tregojnë se pasi pavarësisht largimit në verë te Manchester United, Ronaldo është ende golashënuesi më i mirë i Juventusit për vitin kalendarik 2021 me 20 gola në të gjitha garat.

Ronaldo 3

Nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit thonë se prania e Ronaldos e përqendroi të gjithë vëmendjen e tyre për t'i dhënë atij shërbimin, me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini që gjithashtu kishin thënë të njëjtë gjë. /Telegrafi/

telegrafi sport app