LAJMI I FUNDIT:

Budallallëku i çiklistit: Donte “like”, u “kap” me pronarin e Lamborghinit të 300 mijë eurove! (Video)

Budallallëku i çiklistit: Donte “like”, u “kap” me pronarin e Lamborghinit të 300 mijë eurove! (Video)

A ia vlen të bëhet një budallallëk për një “Like”?

Për këtë “like” personi që do ta shihni në video kaloi me biçikletën e tij BMX mbi një Lamborghini dhe mori mbi tremijë pëlqime brenda disa minutave.

Mirëpo, këto “Like” të “çmueshme” po dalin të jenë problem për djaloshin nga Portlandi i Oregonit, transmeton Telegrafi.


Josh Navarro, që është i njohur për sjellje të tilla, të cilat më pas i poston në rrjetet sociale, tash po intervistohet nga policia.

Për më keq, pronari i veturës që kushton 300 mijë euro, është ankuar për dëmtim të pjesë së sipërme.

“Varësisht nga dëmi, do të veproj edhe me padinë ndaj çiklistit”, ka thënë Kelly Howard, që është pronari i veturës luksoze. /Telegrafi/