LAJMI I FUNDIT:

Bubevski: Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve të vrasjes së dyfishtë në Shkup

Bubevski: Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve të vrasjes së dyfishtë në Shkup

Autorët e vrasjes së dyfishtë janë ende të panjohur për hetimin, thotë kreu i Prokurorisë së Shkupit, Gavrill Bubevski. Ai konfirmon se prokurori kujdestar ka lëshuar disa urdhëra për mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes. Janë bërë disa intervista me dëshmitarë okularë.

“Autorët e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në një kafene në Çarshinë e Vjetër të Shkupit janë ende të panjohur për hetimin, por po punohet intensivisht për gjetjen e tyre”, thotë kreu i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski.

Ai konfirmon se prokurori kompetent ka lëshuar disa urdhra për mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes, por ka theksuar se barra kryesore për raste të tilla komplekse bie mbi policinë.


Në këtë vrasje dy persona kanë mbetur të vrarë në vend, ndërsa një mysafir nga lokali ka mbetur i plagosur lehtë. Për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, prokuroria urdhëroi rishikimin e pamjeve të videove të kafenesë dhe ambienteve përreth, si dhe ato të siguruara nga sistemi “qytet i sigurt. Janë bërë disa intervista me dëshmitarë okularë.

Për vrasjet e pazbardhura ndër vite, disa prej të cilave supozohet se janë në mes grupeve mafioze, Bubevski thotë se ato raste nuk janë mbyllur./Telegrafi/

Të shtënat në Shkup, MPB konfirmon se ka dy të vrarë
Lexo po ashtu Të shtënat në Shkup, MPB konfirmon se ka dy të vrarë