LAJMI I FUNDIT:

BSPK paralajmëron trazira sociale pas anulimit të Ligjit të Pagave

BSPK paralajmëron trazira sociale pas anulimit të Ligjit të Pagave

Gjykata Kushtetuese ka marr vendim që të anuloj Ligjin e Pagave për Sektorin Publik me arsyetimin se ka pasur përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës dhe vet Kuvendin.

Lidhur me këtë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka thënë se, është mohim i së drejtës për mbi 62 mijë shërbyes civilë.


“Për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese është i papranueshëm. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62 mijë shërbyes civilë. Gjykata Kushtetuese ia ka humbur shpresat punëtorëve të Republikës së Kosovës të cilët me padurim e kanë pritur zbatimin e këtij ligji. Konsiderojmë së Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e hapur të punëtorëve dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/