Brooklyn hapave të babait, ia nis me tatuazhe (Foto)
Djali i David Beckham, Brooklyn, po përpiqet që të ngjajë sa më shumë me babanë e tij. Të shtunën, 18 vjeçari ka bërë një tatuazh duke ecur kështu hapave të ish-futbollistit të famshëm anglez.
Ai e ka bërë tatuazhin në Los Angeles nën vëzhgimin e të atit, i cili e ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të procesit.

Tatuazhi në krahun e tij të djathtë paraqet një amerikan, ndërsa në profilin e Brooklyn në Instagram janë publikuar disa fotografi nga momenti i bërjes së tij.
“Jam i nderuar që tatuazhin e parë ma bëri miku i babait, Mark Mahoney”, ka shkruar Brooklyn në rrjetet sociale.

Derisa ky është tatuazhi i parë për Brooklyn, vet David Beckham ka shumë vizatime në trupin e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































