Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shfaqen të dashuruar në Los Angeles, mes përçarjes me familjen Beckham

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, janë parë më të dashuruar se kurrë në një dalje romantike në Los Angeles, vetëm pak ditë pasi rinovuan betimet e martesës.
Çifti i njohur shijoi një darkë në restorantin italian Mother Wolf, duke mbajtur duart dhe duke treguar qartë lidhjen e fortë mes tyre.
Nicola, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një pamje plot stil, duke kombinuar një bluzë të shkurtë të zezë me xhinse me bel të ulët dhe taka elegante, ndërsa Brooklyn, 26 vjeç, kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë me xhinse dhe bluzë, shkruan DailyMail.
Pavarësisht shkëlqimit të tyre publik, pas skenave ka një tension të dukshëm me familjen Beckham.
Rinovimi i betimeve, i mbajtur më 2 gusht në Westchester, u zhvillua në praninë e familjes së Peltz, por pa asnjë anëtar të familjes Beckham.
Babai i Nicolës, miliarderi Nelson Peltz, madje udhëhoqi ceremoninë, duke marrë rolin kryesor që prindërit e Brooklyn nuk e patën as në dasmën e parë.
Burime pranë familjes Beckham kanë treguar zhgënjimin e tyre, duke e cilësuar këtë veprim si “goditjen e fundit” në marrëdhëniet tashmë të tensionuara.
Raportohet se Victoria dhe David Beckham e mësuan për martesën e dytë vetëm pasi lajmi doli online, ndërsa Brooklyn nuk mori pjesë as në festimet e 50-vjetorit të të atit, gjë që ka thelluar akoma më shumë ndasitë.
Madje, llogaritë në Instagram të Brooklyn dhe Nicolës nuk ndjekin më vëllezërit e tij Romeo dhe Cruz, të cilët sipas burimeve kanë shkuar deri në bllokim. /Telegrafi/
































































