LAJMI I FUNDIT:

BRODHA I VETËM SI NJË RE

BRODHA I VETËM SI NJË RE

Poezi nga: William Wordsworth
Përktheu: Alfred Kola

Brodha i vetëm si re në qiell
Që përmbi kodra e lugje rri,
Kur krejt papritur para më del,
Mori narcizësh ngjyrë flori;
Nën disa pemë, gjolit përbri,
Tek hidhnin valle në puhi.

Ngjanin si yjet plot me ndriçim
Si rrugë qumështi shkëlqim floriri,
Tufat e vargjet s’kishin mbarim
Përgjatë brigjeve të një gjiri:
Dhjetë mijë pashë me një shikim
Tek tundnin kokën në valle, gëzim.


Valët shkumbonin, aty përbri
Dhe fërgëllonin plot me pekule:
Ç’mundet poeti, veç merr gëzim,
Mes shoqërisë kaq zemërlule:
Ngulët vështrova pa ditur kurrë
Ç’pasuri pamja më kishte prurë:

Sa herë, shtrihem në shtrat veror
Në zbrazëti a thellë në mendime,
Ata më shkelin sytë e përkorë
Që është lumturia e vetmisë sime;
Dhe zemra mbushet me fllad e afsh,
Në valle me narcizë verdhashë.

PO BRIDHJA I VETMUAR SI NJË RE (Përkthyer nga Kujtim Morina)
Lexo po ashtu PO BRIDHJA I VETMUAR SI NJË RE (Përkthyer nga Kujtim Morina)