LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq, qytetarëve në Serbi: Kurti është për dështimin e referendumit, kjo duhet t’u tregojë si të votoni

Brnabiq, qytetarëve në Serbi: Kurti është për dështimin e referendumit, kjo duhet t’u tregojë si të votoni

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke komentuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës kundër  referendumit serb në Kosovë, theksoi se e gjithë kjo ka qenë ide e Albin Kurtit, i cili është i vetëdijshëm se nëse do të lejonte të votohej, shumica e serbëve në Kosovë do ta rrethonte opsionin “Po”.

Brnabiq, duke folur në televizionin publik serb, e ka përdorur Kurtin si një ‘joker’ për të nxitur serbët që të votojnë ndryshime në Kushtetutën e Serbisë në referendumin e nesërm.

“Është e qartë se Kurti do të ishte i lumtur nëse nesër do të fitonte opsioni ‘Jo’, sepse është e qartë se shumica do të votonte për ndryshimin e Kushtetutës. Me këtë ai tregoi qartë se është për opsionin ‘Jo’, dhe kjo flet mjaft për qytetarët që janë kundër referendumit dhe si duhet të votojnë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.


Më tej ajo tha se “vendet e QUINT-it kanë treguar se nuk mund t’i bëjnë asgjë Albina Kurtit, sepse kanë thënë se kanë provuar gjithçka, por nuk ia kanë dalë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori