LAJMI I FUNDIT:

Britey Spears i bashkohet trendit për lyerjen e flokëve me ngjyrë rozë

Britey Spears i bashkohet trendit për lyerjen e flokëve me ngjyrë rozë

Megjithëse Britney Spears ka kaluar vitet e fundit në ngjyrën e saj platin, ndryshimi erdhi i shpejtë – ajo sapo debutoi një pamje të re në Instagram dhe duket  mahnitëse.

Britney është shprehur shumë me anë të postimeve në Instagram kohët e fundit, nga fotografitë pa grim deri te biseda me fansat rreth eksperiencës së vaksinimit.


Mirëpo ndryshimi i fundit i Spears përfshin një kostum të shtypur leopardi, dhe flokë të gjata në ngjyrë të artë trëndafili. Në thelb, çdo koment i fansave ishte një britmë për transformimin, duke e quajtur atë një luaneshë dhe duke treguar mahnitjen për flokët rozë.


“Zonja mace pëlqen të kafshoj. Keni kujdes zonja dhe zotërinj”, mbishkroi ajo postimin që mahniti shumë persona.

Stilimet që do t’ju bindin t'i lyeni flokët me ngjyrë rozë të artë
Lexo po ashtu Stilimet që do t’ju bindin t'i lyeni flokët me ngjyrë rozë të artë

Ndërsa është e paqartë nëse hija pastel është e përhershme, duket se Spears mund të bashkohet me radhët e yjeve si Chrissy Teigen,  Sarah Paulson dhe Julianne Hough – të gjitha kanë provuar rozën këtë pranverë. /Telegrafi/