Britaniku, Jonathan Mark Harrison, i njohur si Jon Harrison veteran i luftës në Kosovë sot ka marrë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur vet Harrison përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.


“Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Edhe nga zyra e presidencës për Telegrafin kanë konfirmuar dhënien e nënshtetësisë me dekret të presidentes, Vjosa Osmani. /Telegrafi/