Britania e Madhe po dërgon një grup prej 20,000 personash për të marrë pjesë në stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, e cila synon ta bëjë aleancën gati për betejë në një kohë gjithnjë e më të rrezikshme me konflikte të ndezura në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kontingjenti i Mbretërisë së Bashkuar, nga ushtria, Marina Mbretërore dhe RAF do të sigurojë pothuajse gjysmën e personelit të shërbimit prej 41,000 njerëzve që do të marrin pjesë në “Operation Steadfast Defender” i cili do të ketë një dislokim shumëkombësh deri në 50 anije luftarake dhe dhjetëra aeroplanë, duke kryer 700 misione luftarake ajrore.
Stërvitjet zhvillohen në të gjithë Gjermaninë, Poloninë dhe vendet Baltike në vitin e 75-të të NATO-s.
Ato, duke përdorur të dhëna gjeografike në kohë reale për të krijuar skenarë më realistë për trupat, do të synojnë t’i kundërvihen një koalicioni armik të udhëhequr nga Rusia, të quajtur për këtë rast “Ocassus”, duke kryer agresion kundër shteteve anëtare.
Por ato do të fokusohen gjithashtu pjesërisht në trajtimin e milicive të armatosura armiqësore dhe grupeve terroriste që kërcënojnë interesat e aleancës ndërkombëtarisht.
Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps do të paralajmërojë se “kundërshtarët e Britanisë po rindërtojnë me zell barrierat e tyre” dhe “armiqtë e vjetër po ringjallen”.
Ndryshe një koalicion i udhëhequr nga SHBA është aktualisht i angazhuar në aksione ushtarake kundër Houthis në Jemen me SHBA dhe Britaninë të Madhe që po kryejnë sulme ajrore.
Megjithëse NATO nuk është pjesë e misionit, një numër shtetesh anëtare janë të përfshirë dhe stërvitja, besohet se do të ndihmojë në përmirësimin e ndërveprimit.
Veç tyre, edhe 31 shtete anëtare, si dhe Suedia, aplikimi i së cilës për t’u bashkuar ende nuk është ratifikuar nga Turqia dhe Hungaria, do të marrë pjesë në stërvitje.
Shefi ushtarak i NATO-s, admirali i marinës amerikane Rob Bauer, tha kohët e fundit: “Një epokë e re e mbrojtjes kolektive është përpara dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të vepruar”.
Dhe aleanca ka rënë dakord të rrisë numrin e forcave të saj të gatishmërisë së lartë nga 40,000 në mbi 300,000.
Në një samit në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, verën e kaluar, ajo ra dakord për planet e reja rajonale të mbrojtjes dhe krijimin e një Force Reaguese Aleate për të dhënë përgjigje të shpejtë kur të jetë e nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë