LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe zyrtarisht në recesion ekonomik

Britania e Madhe zyrtarisht në recesion ekonomik

Ekonomia e Britanisë së Madhe zyrtarisht ka rënë në recesion pasi shifrat zyrtare treguan tkurrje rekord prej 20.4 për qind në tremujorin e dytë si rezultat i pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, përcjell Telegrafi, ky tremujor pasoi tkurrje më 2.2 për qind dhe si e tillë, ekonomia britanike është në recesion.

Në muajin qershor 2020, kur dyqanet që shesin mallra u lejuan të rihapen, ekonomia britanike u rrit me një shkallë mujore prej 8.7 për qind.

Qeveria e vendit shpreson se lehtësimi i mëtejshëm i ekonomisë gjatë muajve të fundit, siç është rihapja e sektorit të mikpritjes në korrik, do të lejojë që ekonomia të rimëkëmbet. /Telegrafi/