LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe u dërgon ekspertëve të OKB-së, imazhet satelitore të dërgesave të Koresë së Veriut në Rusi

Britania e Madhe u dërgon ekspertëve të OKB-së, imazhet satelitore të dërgesave të Koresë së Veriut në Rusi

Britania e Madhe i ka dhënë komisionit të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara imazhet satelitore të anijeve të mallrave të Koresë së Veriut që dyshohet se i janë dërguar Rusisë, duke kërkuar hetime lidhur me dërgimin e  armëve dhe të sanksionohen të gjithë ata që shkelin sanksionet e vëna ndërkombëtare.

Koreja e Veriut akuzohet se i ka dërguar qeverisë ruse raketa balistike, si dhe qindra predha artilerie për të vazhduar luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

E një lëvizje e tillë thuhet se ka ndodhur që nga takimi mes Vladimir Putinit dhe Kim Jong-un në Rusi gjatë vitit të kaluar.


Duket se raporti i tyre bilaterale po zgjerohet, shkruan The Guardian. Putin u takua me ministrin e Jashtëm te Koresë së Veriut, Choe Son-hui në Kremlin gjatë javës së kaluar, vizitë kjo pesëditore dhe shumë e rrallë e një zyrtari të lartë të Pyongyangut.

“Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”: Veterani ushtarak britanik vjen me një paralajmërim dhe jep shpjegimet e tij
Lexo po ashtu “Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”: Veterani ushtarak britanik vjen me një paralajmërim dhe jep shpjegimet e tij

Dyshja kanë diskutuar për “zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve në pothuajse të gjitha fushat, përfshirë edhe ato të ndjeshme”, është thënë nga Kremlini.

Një raport i papublikuar i inteligjencës britanike të parë nga The Guardian, tregon imazhe satelitore të tre anijeve ruse, Maia, Angara dhe Maria, të shkrepura midis shtatorit dhe dhjetorit, duke ngarkuar kontejnerë në portin Najin të Koresë së Veriut përpara se të lëviznin në portet ruse.

Edhe pse ishte e pamundur të identifikohej se çfarë kishte brenda kontejnerëve, ka pasur raporti i SHBA-ve se Rusia ka përdorur raketa balistike nga Koreja e Veriut në luftën e saj në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori