Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper ka lënë “derën e hapur” për arritjen e një marrëveshjeje për emigrantët njësoj se ajo mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ajo tha se qeveria do të “shikojë se si do të funksionojë gjëja” duke mbrojtur marrëveshjen që Italia bëri me Shqipërinë për emigrantët duke lejuar përpunimin e kërkesave për azil në det të hapur në Shqipëri.
Duke e përshkruar këtë marrëveshje si “shumë të ndryshme” nga plani i Rishi Sunak për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, Sekretarja Cooper tha se një skemë e tillë mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të mund të lejonte që kërkesat për azil të përpunoheshin jashtë vendit dhe vetëm ata që e përfitonin do të mund të vinin tokën britanike.
“Ne gjithmonë kemi thënë se do të shikojmë çdo gjë se si funksionon. Është e qartë se gjërat duhet të jenë të realizueshme, ato duhet të jenë financiarisht të qëndrueshme dhe gjithashtu duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare”, tha ajo.
Pavarësisht se e la të hapur derën për Shqipërinë, Cooper sugjeroi se ishte më e interesuar për mënyra të tjera për të zhvilluar një sistem të ri të shpejtë për të përpunuar kërkesat për azil.
“Ne mendojmë se ka mënyra të tjera për të zhvilluar një sistem të ri të shpejtë. Është diçka për të cilën ne kemi qenë gjithmonë të interesuar për t’u siguruar që ata që kanë ardhur nga vende kryesisht të sigurta të mund t’i kenë rastet e tyre shumë shpejt, siç duhet dhe në mënyrë të drejtë, dhe më pas gjithashtu të kthehen me shpejtësi”, tha ajo.
Komentet e saj erdhën pas i Kryeministri britanik Sir Keir Starmer tha nga Roma se është “i interesuar” se si do të shkojë marrëveshja e Italisë me Shqipërinë.
I pyetur nëse ai do të konsideronte një marrëveshje të ngjashme me atë që arriti Italia me Shqipërinë, Starmer tha këtë fundjavë: “Le të shohim. Është në ditët e para, unë jam i interesuar se si funksionon kjo, mendoj se janë të gjitha mundësitë.”
Një ditë më parë 8 emigrantë humbën jetën në kanalin e La Manshit, pasi gomonia e tyre goditi shkëmbinj dhe u fundos në brigjet e Francës veriore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi