Gjatë 80 viteve të funksionimit, kompania gjermane Volkswagen ka prodhuar gjithsejtë 150 milionë vetura.

Ky numër rekord, që besohet të jetë më i larti në industrinë e makinave, është festuar nga stafi me modelin hibrid Golf GTE, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë nuk është zgjedhur rastësisht, ngaqë konsiderohet të jetë e ardhmja e prodhimtarisë së automobilizmit.

Më poshtë mund të shihni në formë të përshpejtuar, se si krijohet një makinë nga VW prej fazës fillestare, deri në momentin kur është e gatshme për rrugë. /Telegrafi/