Në fshatin Gjinoc të Suharekës sot është bërë inaugurimi i Shtëpisë për të Moshuarit “Jetimat e Ballkanit”, me ketë rast drejtuesi i Shoqatës Humanitare, Halil Kastrati ka bërë dorëzimin e çelësave edhe për dy banoret e para të kësaj shtëpie.
Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati në një intervistë për Telegrafin, tha se sot është realizuar projekti i tij jetësor.
“Për mua sot ka qenë ditë e veçantë përndryshe projekt i jetës time, përvoja shumë vjeçare në terren duke trokitur në shumë dyer na ka bërë neve që të marrim këtë iniciativë për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie. Emocione të mëdha, ju e patë edhe në fillim të fjalimit tim për mua ishte një endërr që u bë realitet, pastaj edhe dorëzimi i çelësave për dy banorët e para shumë më emocionoj”, tha Kastrati për Telegrafin.
Kastrati tha se aplikimi për të qenë pjesë e Shtëpisë për të Moshuarit “Jetimat e Ballkanit”, ka filluar para dy javësh.
“Kemi mbi 50 kërkesa, ndër kriteret është që të jenë pa përkujdesje, të jenë banor të Kosovës, nuk duhet të ketë fëmijë. Në qoftë se kanë vajza ato duhet të jenë të martuara. Për ata të moshuar që ne i kemi mbajtur me gjëra ushqimore do të kenë fatin te jenë pjesë e kësaj shtëpie. Thirrja ime është që të aplikojnë të moshuarit pa përkujdesje”, u shpreh ai.
Shtëpia e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” ka 13 mijë metra katror, me një sallë të ushqimit që do të ofrojë tre shujta në ditë, ushqimet për banorë do të gatuhen sipas gjendjes shëndetësore por edhe dietave të përcaktuara nga stafi mjekësorë, kuzhina ka kapacitet për të ushqyer 250 persona.
Po ashtu, në katin e parë gjendet reparti mjekësor i cili do të jetë në shërbim 24-orë me mjekë të posaçëm për secilën fushë.
Gjithashtu, brenda shtëpisë janë 5 dhoma të urgjencës, 1 laboratorë për analiza, salla e fizioterapisë me pajisje profesionale dhe gjashtë shtretër për trajtim si dhe dhoma për rregullimin e dhëmbëve.
Në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” janë 80 dhoma gjumi, gjashtë prej dhomave janë familjare.
Po ashtu, sot gjatë inaugurimit u bë e ditur se çdo kat do të ketë minibar, e gjithashtu do të kenë edhe floktarin në dispozicion.
Banorët e kësaj shtëpie do të mund të relaksohen edhe në pishinë, ndërkaq, jashtë shtëpisë gjendet restoranti dhe amfiteatri që do t’i argëtojë banorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq