LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -0° clearsky_night

Brenda një jave në Ferizaj raportohen 13 raste të vjedhjeve

Brenda një jave në Ferizaj raportohen 13 raste të vjedhjeve
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsejtë 13 raste të vjedhjeve të cilat janë regjistruar si vepra penale kundër pasurisë.

“Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 10  raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1  rast në Kaçanik”, thuhet midis të tjerash në raportin javor të Policisë në Ferizaj./Telegrafi/