''Brenda Kufijve'' është seriali i parë i animuar dhe sinkronizuar në gjuhën shqipe, i punuar nga Besar Iljazi dhe Liridon Rexhepi, nën Produksionin e Filmave të Animuar Kubiks, Tetovë. ''Brenda Kufijve'' e ka si mision të animoj ngjarjet aktuale në territoret ku jetojnë shqiptar, njofton Telegrafi Maqedoni.

''Origjinaliteti, të qenurit i pari i llojit të vet në gjuhën shqipe, si dhe trajtimi i temave të hapësirës sonë e bën ''Brenda Kufijve'' një prodhim të këndshëm dhe plot humor për shikuesit. ''Brenda Kufijve'' nënkupton brenda kufije etnik, shoqërore dhe jo doemos gjeografike. Qëllimi i këtij animacioni është të jetë zbavitës, të ngre vetëdijen e shoqërisë, të zgjeroj tolerancën, të veprojë kundër paragjykimeve dhe stereotipeve dhe të jep mesazhe pozitive.'' thotë për Telegrafi Maqedoni Besar Iljazi i cili premton se ''Brend Kufijve'' do të vazhdoj me thumba për aktualitetet politike dhe shoqërore në territoret shqiptare./Telegrafi/