LAJMI I FUNDIT:

Brenda jahtit luksoz të Ronaldos dhe Georgina Rodriguezit, për të cilin çifti po paguajnë qiranë 33 mijë euro në javë

Brenda jahtit luksoz të Ronaldos dhe Georgina Rodriguezit, për të cilin çifti po paguajnë qiranë 33 mijë euro në javë

Cristiano Ronaldo dhe partnerja Georgina Rodriguez po shijojnë jetën në valët e oqeanit në një jaht luksoz.

Dhe çifti kanë dhënë një paraqitje të shkurtër të asaj që quhet “jeta në jaht” në një seri postimesh në rrjetet sociale, shkruan The Sun.

Një nga më të rejat është një video që Rodriguez e ndau me fansat në faqen e saj në Instagram.


Ajo tregon pamjen e një prej dhomave të gjumit mahnitëse ndërsa varka lundron nëpër ujë.

Rodriguez gjithashtu ngarkoi një seri postimesh që shfaqnin linjat e saj atraktive trupore ndërsa pozonte në një shtrat me një trëndafil në dorë.

Një fotografi tjetër tregon Rodriguez dhe Ronaldon në kuvertën e sipërme të jahtit, ndërsa një tjetër tregon që futbollistit po i serviret ëmbëlsirë nga partnerja e tij mahnitëse.

Çifti raportohet se kanë marrë këtë jaht me qira për 30,000 funte (afro 33 mijë euro) në javë.

Javën e kaluar, ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madrid publikoi disa fotografi të tij, ku shihej bashkë me partneren Rodriguez dhe djalin Mateo, duke u larë në det.

Ndërkohë djali tjetër i 35-vjeçarit Ronaldo, Cristiano Jr, po pushon me të afërmit në Paul do Mar në jug të Madeira.

Por dhjetë vjeçari mund të ishte në telashe pasi u xhirua duke hipur në një motor-skaf i vetëm.

Halla e të riut, Elma, e cila është motra e Ronaldos, publikoi pamjet në rrjetet sociale përpara se t’i hiqte.

https://www.instagram.com/p/CC3WQLVq-ZP/

Sipas ligjit portugez, gjobat individuale për përdorimin e një motor-skafi pa licencën e duhur variojnë nga 268 funte (297 euro) deri në 2688 funte (2983 euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Kalo në kategori