LAJMI I FUNDIT:

Brenda dy viteve rreth 16 mijë kosovarë u pajisen me vizë pune të Gjermanisë

Brenda dy viteve rreth 16 mijë kosovarë u pajisen me vizë pune të Gjermanisë

Kërkesa e kosovarëve për tu pajisur me vizë pune për në Gjermani vazhdon të rritet.

Në një raport që ka publikuar Instituti GAP rreth emigrimit të fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani, thuhet se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit.


Sipas këtij raporti të GAP, gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204,638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar.

Por, vetëm 40% e tyre janë pajisur me viza pune, ku 24% e tyre, apo 15,824 kanë qenë për kosovarët.

Raporti ofron edhe të dhëna mbi sektorët dhe profesionet në të cilat shtetasit e Kosovës kanë arritur të sigurojnë viza pune, ku prijnë ndërtimtaria, hotelieria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit, shkruan Telegrafi.

Raporti poashtu pasqyron edhe potencialin për emigrim edhe më të madh pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të emigrimit në Gjermani në mars 2020

Duke krahasuar vendet e lira të punës në secilin sektor të tregut gjerman të punës me trendet aktuale të punësimit në Kosovë, Instituti GAP ka bërë edhe projeksione mbi rreziqet e emigrimit të profesionistëve të Kosovës në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori