LAJMI I FUNDIT:

Brenda burgut të egër në Shqipëri: Si do të izolohen bosët e krimit në qelitë e tmerrit dhe aty ku ka zero shanse për arratisje!

Brenda burgut të egër në Shqipëri: Si do të izolohen bosët e krimit në qelitë e tmerrit dhe aty ku ka zero shanse për arratisje!

Brenda paraburgimit Jordan Misja, ose siç njihet ndryshe burgu “313” në Tiranë, 20 qeli janë përshtatur sipas ligjit nr. 108/2018, i cili parashikon masa të rrepta sigurie për një kategori të dënuarish, kryesisht ata të përfshirë në krim të organizuar.

News 24 vëzhgoi nga afër qelitë e fortifikuara, izolimit brenda të cilave u trembet çdo i dënuar.


Masat e sigurisë nuk mbarojnë këtu. Edhe ushqimin, ata që do t’i nënshtrohen burgut të egër, do ta marrin përmes një dere të vogël.

Ndërsa çdo lëvizje e tyre dhe punonjësve të sigurisë vëzhgohet nga kamerat e sigurisë të instaluara në çdo cep.

Por, për të shmangur kontaktet me botën e jashtme, ligji parashikon që i dënuari të ketë të drejtën e vetëm një takimi në muaj me familjarët e tij.

Bisedat mes të dënuarit dhe familjarit do të regjistrohen audio dhe video dhe do të mbikëqyren nga punonjësit e sigurisë.

Çdo i izoluar në regjimin e posaçëm të burgut të sigurisë së lartë ka të drejtën e vetëm një telefonate me jashtë, e cila do të regjistrohet ndërkohë që i dënuari do të monitorohet nga forcat e sigurisë.

Edhe shoqërimi në drejtim të gjykatës do të realizohet nën masa të rrepta sigurie, përmes tunelit të nëndheshëm që lidh burgun me gjykatën për Krime të Rënda.

Por cilët janë bosët e krimit, që rrezikojnë të kyçen ne qelitë e tmerrit?

Sipas ligjit, regjimit të posaçëm i nënshtrohen të gjithë të dënuarit e sigurisë së lartë dhe të paraburgosurit, që po hetohen apo gjykohen për vepra të rënda penale të kryera në kuadër të grupit kriminal, organizatës kriminale, apo organizatës terroriste.

Për sa kohë ende nuk ka nisur nga puna Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK, vetëm me kërkesë të argumentuar të kësaj strukture, ministri i Drejtësisë vihet në lëvizje dhe merr vendim për izolimin e të dënuarit, pasi më herët të jetë konsultuar me ministrin e Brendshëm dhe të ketë mbledhur informacion nga institucionet e tjera ligjzbatuese.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori