Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, Majlinda Bregu, në Forumin e Dubrovnikut, ka thënë se nuk janë proceset zyrtare e burokratike e as biznesi ato që i japin kuptim bashkëpunimit rajonal. “Janë familjarizimi, solidariteti dhe pragmatizmi politik. Kjo është fryma që ne po përpiqemi të krijojmë, për një proces bashkëpunimi të suksesshëm, ku të përfshihen të gjithë. Përfitimet që kanë dalë nga bashkëpunimi rajonal tashmë kanë provuar herë pas here, se RCC ka shënuar histori suksesi me strategjinë e saj të mirë koordinimit mes të gjitha palëve pjesëmarrëse”, tha Bregu.
“Dhjetë ditë më parë, tarifat për roaming janë hequr në të gjithë Ballkanin Perëndimor pikërisht si rezultat i këtij bashkëpunimit rajonal. Kjo gjë pati efekt të menjëhershëm, duke i lehtësuar jetën kujtdo që udhëton dhe zhvillon bizneset në rajon. Roam-Free është projekti për të ardhmen e Ballkanit ndaj ne kemi filluar përgatitjet edhe për zgjerimin e tij me BE-në. Roaming- Free nuk ka qenë përpjekja e vetme e rajonit gjatë këtij viti. Mbajtja e kufijve të hapur gjatë pandemisë për mallra të zakonshëm dhe ilaçe, krijimi i korsive të gjelbra, është gjithashtu një histori suksesi i bashkëpunimit rajonal”, shtoi Bregu.
Bregu mori pjesë në panelin “Bashkimi Evropian, Nisma e Tre Deteve dhe Kina 17+: Si të mbështesni rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Në Evropën Juglindore, bashkëpunimi rajonal përbën një element thelbësor dhe jetësor të zhvillimit të saj socio-ekonomik. Për shkak të Covid, PBB pësoi një rënie me 5,7% të PBB-së. Mesatarja e papunësisë është në 11%, ndërsa niveli i papunësisë në BE është 7,3%. Papunësia e të rinjve qëndron në 22,3%. Njerëzit jetojnë mesatarisht 3 vjet më pak se një qytetar i BE-së. Përdorimi i furnizimit me energji të qymyrit 26% në disa raste shkon mbi 50%.
“Në këtë realitet të vështirë, aspak rozë, po përpiqemi të punojmë dhe të bëjmë disa ndryshime pozitive. Qëllimi është veçanërisht i fokusuar në ikjen e trurit “brain drain” dhe shpopullimit, niveli mesatar i të cilit në 80 vitet e ardhshme vlerësohet në 6.7 për mijë banorë. Strategjia SEE 2030, e miratuar muajin e kaluar nga të gjithë pjesëmarrësit e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, është Strategjia e parë gjithëpërfshirëse që adreson të gjithë rajonin e Evropës Juglindore – përfshirë Ballkanin Perëndimor, Shtetet Anëtare të BE dhe gjithashtu Turqinë e Moldavinë. Për më tepër, dy nga ekonomitë në këtë zonë janë pjesë e Eurozonës, njëra anëtare e G-20. Një mbulim i tillë gjeografik është në vetvete një mesazh i fortë politik. Ai rikonfirmon në terma më konkretë faktin se rajoni është zotuar për një të ardhme të përbashkët, bazuar në interesin e përbashkët dhe vlerat e përbashkëta. Duhet të theksohet se sipas Bankës Botërore, PBB e SEE në 2019 arriti rreth 2 trilion dollarë, gjë që do ta bënte atë ekonominë e 8-të më të madhe në botë. Potenciali i një tregu të tillë është i madh”, përfundoi Bregu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq