Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, përmes një deklarate për media, ka thënë se kryeministri i vendit, në mënyrë të vetëdijshme po lejon “serbizimin” e asaj pjese të Mitrovicës.
Në një njoftim për media thuhet se nuk mund të tregohesh e paanshme, kur para syve të ngritet një përmendore nga një komunitet, ndërsa prishen sheshe që janë ndërtuar nga populli shumicë.
“Nuk mundesh me thënë se Kosova është “NJË”, është unike, kur një pjesë e vendit as administrohet nga institucionet tua, edhe simbolet në atë pjesë janë të një shteti tjetër. Është ofendim të thuash se duke hequr sheshin “Adem Jashari” e ke heqë një “barrikadë”. Jemi të gjithë të vetëdijshëm, kush ka vendosur “barrikada” në atë pjesë. Emri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, mund të jetë “barrikadë” vetëm për Vuqiqin dhe për të gjithë ata që mendojnë më kokën e tij, por për popullin nuk është i tillë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kjo nuk nënkupton që janë kundër qytetarëve serb të Kosovës, por vendimet, për t’u ngritur një përmendore dhe për t’u prishur një shesh, janë marrë, jo duke biseduar me qytetarët e vendit, por me një shtet i cili të konsideron pjesë të vetën.
“Këtij veprimi i shtohet edhe më shumë josinqeriteti kur lexon e dëgjon se si qytetarët shqiptarë nuk janë të informuar aspak për këtë veprim. Pra kjo dëshmon se sa fshehtas vepron Qeveria e Kosovës, në dëm të shtetasve të saj. Kryeministër, ajo pjesë ka nevojë për zhvillim ekonomik për vendime që qojnë në drejtim të mirë në këtë aspekt e jo për vendime që e “serbizojnë” edhe me shumë Mitrovicën e Kosovën”, përfundon njoftimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025