LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt e ka provuar veten si dizajner në bashkëpunim me Brioni

Brad Pitt e ka provuar veten si dizajner në bashkëpunim me Brioni
(Foto: Screenshot/Instagram/brioni_official)

Aktori amerikan, Brad Pitt, ka hyrë në fushën e dizajnit në kuadër të një bashkëpunimi me brendin italian të modës, Brioni, në krijimin e një koleksioni të quajtur “BP Signature”.

Hamshori hollivudian i ka bashkuar forcat me markën italiane të veshjeve për meshkuj për të prezantuar një koleksion ekskluziv të modeluar në stilin e tij të veshjes.


Pitt është fytyra reklamuese e Brioni që nga viti 2019, megjithatë, kjo është hera e parë që një markë në pronësi të grupit luksoz francez, Kering, përfaqëson një bashkëpunim të tillë.

View this post on Instagram

A post shared by Brioni (@brioni_official)

Koleksioni me shtatë pjesë, sipas një njoftimi, përfshin “një kostum, një triko kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive lesh kashmiri, një pallto të lehtë, si dhe pallto dhe një xhaketë prej kadifeje me pantallona të leshta dhe këmisha të imta pambuku”.

Koleksioni “BP Signature” është i disponueshëm në dyqanet Brioni, si dhe në faqen e tyre të internetit dhe në dyqanet e zgjedhura me pakicë në të gjithë botën.

Ndërkohë, Pitt është i zënë me xhirimin e filmit të tij të ri të quajtur “Bullet Train”, në të cilin bashkëpunon me aktoren Sandra Bullock. Filmi flet për disa atentatorë nga Japonia dhe është duke u bërë me regji të David Leitch. /Telegrafi/