“Banka Qendrore e Kosovës ka shënuar progres të madh në të gjitha shtyllat e aktivitetit të saj, duke arritur të ndërtojë një sistem modern të pagesave dhe duke ofruar shërbime efikase të furnizimit me para të gatshme për ekonominë; kornizë rregullative financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kapacitete të avancuara mbikëqyrëse; statistika cilësore dhe analiza ekonomike e financiare të cilat i ofrojnë autoriteteve vendimmarrëse dhe publikut një kuptim të drejtë të zhvillimeve në ekonominë e vendit; si dhe në vazhdimësi ka treguar efikasitet të lartë në ofrimin e shërbimeve bankare për Qeverinë dhe qytetarët”, ka deklaruar guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë “RREZIQET DHE MUNDËSITË NË NJË SEKTOR FINANCIAR DINAMIK- RRUGA ZHVILLIMORE”, që po mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së.
Mehmeti tha se pa ndihmën e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nuk do të ishte e mundur të arrihen sukseset që BQK-ja ka arritur deri më sot.
Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shënuar rezultate të mëdha duke mundësuar, që Kosova të ketë sistem modern të pagesave në sistem të mirëfilltë bankar.
“Në dukje ishte një hap i vogël, por në të vërtet ishte një hap i madh, sepse aty u vunë themelet e sistemit të mirëfilltë bankar. Me këtë rast duhet t’i falënderoj të gjithë themeluesit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e në veçanti Fondin Monetar Ndërkombëtar për asistencën teknike që kishte dhënë. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe miratimin e pakove ligjore përkatëse filloi një periudhë e re për BQK-në dhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Që nga atëherë, BQK-ja ka shënuar suksese të mëdha, që kanë rezultuar me rritje ekonomike të vazhdueshme, me stabilitet financiar, me sistem modern të pagesave, me rregullim financiar dhe me ngritje të kapaciteteve të avancuara mbikëqyrëse”, tha Thaçi.
Kurse, zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang tha se BQK ka arritur progres mbresëlënës për këto dy dekada. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre