LAJMI I FUNDIT:

BQK-ja thotë se sivjet pati rritje ekonomike prej 9.9 për qind

BQK-ja thotë se sivjet pati rritje ekonomike prej 9.9 për qind
Foto: Arkiv

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti theksoi sot se viti 2021 konsiderohet vit i suksesshëm për Kosovën, falë diasporës, politikave të qeverisë dhe rolit të BQK-së, duke bërë të ditur se këtë vit ekonomia u rrit me 9.9 për qind.

Siç njofton EO, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës tha se përkundër pandemisë vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar.


Rritje, sipas Mehmetit, shënuan dhe remitencat, që shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit.

“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arritur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.

“Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti.

Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.