Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2023, duke bërë të ditur se vlera e remitancave deri në qershor të këtij viti ka arritur në 635.1 milionë euro.
Sipas BQK-së, kjo paraqet një rritje prej 14 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, e cila ishte 555.4 milionë euro.
“Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022)”.
Po ashtu në këtë statistikë bëhet e ditur se rreth 90 për qind e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës.
Sipas këtij raporti të BQK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15 përqind më shumë.
“Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri”, thuhet në njoftim të BQK-së.
Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se të ardhurat parësore deri në qershor 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 45.9 milionë euro, i cili krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, është më i ulët për rreth 48% (88.1 milionë euro ishte deri në qershor 2022).
“Llogaria e të ardhurave dytësore në të cilën përfshihen Transferet rrjedhëse te sektorit qeveritarë dhe Transferet rrjedhëse të sektorëve tjerë (dërgesat e emigrantëve (remitancat) dhe transferet ku përfshihen donacionet, pensionet, etj.) mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në qershor 2023 kjo llogari shënoi rritje për 12 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të 2022, dhe arriti vlerën 949.1 milion euro (849.6 milionë euro ishte bilanci pozitiv deri në qershor 2022)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, investimet direkte arritën vlerën 374.2 milion euro e që paraqet rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.
“Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023 shënoi rezultat prej 271.9 milionë euro, që tregon se vlera e ID në Kosovë (374.2 milion euro) është më lartë se ID të investuara nga kosovarët jashtë (101.9 milion euro). Investimet direkte arritën vlerën 374.2 milion euro e që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (327.3 milionë euro deri në qershor 2022). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova