Panairi i Librit “Tirana 2018” mbyll siparin. Shkrimtarë, studiues, kritikë letrarë, botues, por edhe lexues të thjeshtë rrëfejnë mendimin e tyre për edicionin 21-të.
Shkrimtari Lazer Stani edhe kritiku letrat Ben Andoni ndalen tek disa nga problematikat e këtij panairi.
“Nuk jam edhe fort i kënaqur, se botuesit janë biznesmenë, ndjekin parimin e biznesit. Unë jam që ky është panairi i librit shqip edhe prioritet duhet që të jenë autorët shqiptarë, jo përkthimet. Rrallë gjen ndonjë përkthim që më të vërtetë ke kënaqësi që ta lexosh, ndoshta për shkak të ngutjes për t’i botuar. Një përkthyes për të mbijetuar duhet të përkthejë 4-5 libra brenda vitit, e në vitet ’60 një libër përkthehej për dy vjet”, thotë Stani.
“Panairi vazhdon që të jetë një festë për librin, por nuk është ende një festë e librit”, thotë Andoni, kritik letrar, përkthyes.
Botuesja Loreta Berhami e konsideron të rëndësishëm Panairin, pasi thotë se ka mundësi që të njihet me shijet e lexuesit. Ndërkaq, koleksionisti Shpëtim Sala thotë: “Shokohemi nga shumëllojshmëria e titujve. 12 muaj më duket sikur shtëpitë botuese pushojnë, ndërsa vijnë ditën e panairit me libra, kur kanë mundësi që këto botime t’i paraqesin gjatë gjithë muajt të vitit”.
“Librat janë shumë të mirë, panairi shumë i pasur, por çmimet pak të larta për ne shqiptarët”, thotë një lexues.
“Përjashto Kadarenë, të tjerët nuk i njoh. Nuk kam interes të lexoj autorët shqiptarë, se asnjë autor s’ka prek realitetin e paskomunizmit. Mos të ankohemi përse s’ka lexues. Lexuesi i zakonshëm nuk i përballon dot këto çmime”, shton një tjetër lexues.
Këtë vit në Panairin e Librit ishin rreth 200 tituj të rinj. Titulli më i kërkuar nga lexuesit mbetet libri i Ismail Kadaresë, “Kur sunduesit grindet”. Për lexuesit, librat janë të shtrenjtë. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Të shenjtët e krishterë shqiptarë
SISTEMI
Opera e parë në Tetovë
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Koncepti i bukurisë në lirikën erotike të Migjenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania