LAJMI I FUNDIT:

Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Dhjetëra klinika estetike në Tiranë aplikonin botoks kontrabandë. Kjo u zbulua pas kontrolleve të kryera pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës të nisur në muajin maj.

Por një informacion i ditëve të fundit, lidhur me kompaninë Capo –Al ka bërë që prokuroria të kërkojë miratimin në gjykatë për kontrollin e 30 qendrave estetike dhe disa magazina doganore dhe automjete, kontroll gjatë të cilit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme botoksi të sjella nga Koreja e Jugut apo Turqia.

Pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, që rezulton furnizuesi kryesore me botoks i klinikave estetike, është vënë në pranga bashkë me dy të tjerë, ndërsa në kërkim është shpallur Skerdi Faria, mjek i klinikës Keit, i cili shpesh është shfaqur në ekranet shqiptare, raproton Top Channel.


Kontroll u ushtrua dhe në klinikën e mjekes Senera Hoxha, e cila në 2021 ishte kandidate për deputete në qarkun Tiranë nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Sipas informacioneve, Mildon Kumaraku, pronar i subjektit “Capo-Al” është një ndër tregtarët kryesor të shitjes së botoxit në Shqipëri.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton që Kumaraku të ketë hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani I Hotit më datë 9 tetor 2024.

Sipas informacionit rezulton se bashkëshortja V.Kumaraku shpërndan në qytetin e Tiranës produktin botox, të cilin e mban me termusa në bagazhin e makinës që përdor për shpërndarjen e produktit.

Subjekti “Capo-Al” me administrator dhe pronar Mildon Kumarakun, sipas hetimeve rezulton se është një nga furnizuesit dhe shpërndarësit kryesore të produktit botoks.

Ky subjekt, rezulton se kryen rreth 10-12 zhdoganime ne muaj dhe brenda doganës në Vorë posedon një magazinë të tijën, ku mban produktet, të cilat i importon nga Koreja e Jugut dhe i shpërndan në Shqipëri. Veç produkteve të lejuara që janë mallra industrial, farmaceutikë, shtesa ushqimore, artikuj kozmetikë, etj, shpërndan dhe botoks që nuk lejohet.

Nga burimet, sipas gjykatës është mësuar se subjekti Doctors Hospital, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve mjekësore, ambulatore jopublike, kirurgjike, plastike, etj është një një ndër tregtarët kryesore të shitjes së produktit botoks në Shqipëri.

Në vendimin, thuhet po ashtu se klinika estetike Luar Clinic, është mësuar se injekton pa qenë të specializuar për produktin botoks.

Nga burimet kofidenciale është mësuar si subjekti Senera Hoxha, e identifikuar nga Instagrami me emrin Chimera Clinic, njihet si shitëse e produktit të botoks.

Kozeta Bakaj, shet botoks, të cilin e blen dhe importon nga Italia. Produktin kjo shtetase e shpërndan vetë në klinika të ndryshme, ose nëpërmjet një vajze, e identifikuar në rrjetin social Instagram me emrin “elaa”, e cila prezantohet si menxhere e shitjes së produkteve të klinikës Cozzy Aesthetics.

Nisur nga fakti se ka dyshime të arsyeshme, se subjektet në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të tyre si dhe në ambiente të tjera të përshtatura për këtë qëllim (magazine doganore), banesa ose automjete mbajnë dhe tregtojnë në mënyrë të kundraligjshme botoks, shërbim i cilësuar kontrabandë në vendin tonë, pasi nuk ka asnjë kompani që ka certefikimin për tregtimin e këtij barni, lind e nevojshme, kryerja e kontrollit të këtyre ambienteve, me qëllim gjetjen dhe më pas sekuestrimin e barnave kontrabandë që tregtohen/injektohen nga këto subjekte.

Para se të urdhërohej kontrolli, agjentja e infiltruar dhe që në dosje identifikohet me kodin 339 ka marrë kontakt dhe ka regjistruar bisedat në klinikat Glam House, Deas Aestetic Clinics, Better me, Arsi medical Clinic, Amra Medical, La Beauty, Begas Clinic, Allure Beauty clinic, Medical Hills Sëiss Aestetics, Onxy Derma Care, Keit dhe Bellisera.

Agjentët e policisë kanë evidentuar me adresa të sakta dhe që ushtrojnë aktivitetin e aplikimit me botoks, klinikat si më poshtë vijojnë: Ledi Smile, Era Medical Aestethics, Deas_Aesthetics_clinic, Amra Medical Aestethics, Aris Medical, Medart Clinic, Glam House, 3TM, Better Me, La beaute, Este Medical Group Albania 1, Bellisera, Allure Beauty Center, Allure Beaty, Keit, Derma Pure, Klinika kirurgjikale Austriake, Velvet Medical Cednter, Sante Plus Medicare Hospital, Derma Bless, La Perla Dermo Aestethics Center, Cozzy Aestethics. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori