Bota e sportit reagon me dhimbje pas sulmit në Mançester (Foto)

Yjet e futbollit dhe të sporteve tjera kanë shprehur dhimbjen e tyre pas sulmit me bombë në qytetin e Mançesterit.
Një koncert përplot adoleshentë ku performoi këngëtarja Ariana Granda është përfshirë nga një sulm që besohet të jetë terrorist.
Deri tash dihet se janë së paku 22 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur, e natyrisht dhimbja ka prekur sportistët anë e mbanë botës, shkruan Telegrafi.
Futbollistë, boksierë dhe analistë kanë reaguar menjëherë pas sulmit duke shprehur ngushëllimet e tyre për atë që ka ndodhur dhe duke u lutur për viktimat.
Deri tash nuk dihen autorët e sulmit, por policia britanike e ka klasifikuar si sulm terrorist. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































