LAJMI I FUNDIT:

Bota bleu më shumë se kurrë shampanjë gjatë vitit të kaluar

Bota bleu më shumë se kurrë shampanjë gjatë vitit të kaluar

Shtëpitë e shampanjës po festojnë pasi shitjet dhe eksportet vendosën rekorde të reja vitin e kaluar edhe pse bllokimet pandemike detyruan shumë bare dhe restorante të mbyllen.

Comite Champagne, një shoqatë tregtare që përfaqëson më shumë se 16 mijë prodhues të verës dhe 320 shtëpi të shampanjës, njoftoi të mërkurën se Franca eksportoi një rekord prej 180 milionë shishe në vitin 2021, një rritje prej 38 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Shitjet globale të shampanjës arritën gjithashtu një rekord prej 5.5 miliardë eurosh (6.2 miliardë dollarë), raporton cnn.


Comite Champagne tha se dërgesat totale u rritën 32 për qind gjatë vitit të kaluar në 322 milionë shishe pasi njerëzit gjenin arsye për të festuar në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e detajuara të eksportit nuk janë publikuar ende, por në vitin 2020, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ishin tregjet kryesore të huaja për shampanjën.

Pirja e shampanjës u rikthye në nivelet e saj para pandemisë vitin e kaluar në Francë, me dërgesat që u rritën me 25 për qind për të arritur në afro 142 milionë shishe.

Emri Shampanjë është i rezervuar ekskluzivisht për verërat e korrura dhe të prodhuara nga 16,200 kultivues në 34,300 hektarë në verilindje të Parisit.

Rajoni u godit nga ngrica të rënda pranverën e kaluar, të cilat dëmtuan të korrat në të gjithë rajonet e rritjes së verës në Francë. Ngrica preku rreth 80 për qind të vreshtave në ato zona, sipas Komitetit Evropian të Kompanive të Verës. /Telegrafi/