Mbrëmë në NBA u luajtën tetë ndeshje dhe vëmendja më e madhe ishte në TD Garden, ku Boston Celtics priti Los Angeles Lakers.

Dueli mes dy skuadrave më të trofeshme në NBA i përmbushi pritjet dhe në fund Bostoni fitoi me rezultatin 111:101, duke i dhënë fund serisë prej tetë fitoresh radhazi të Lakers.


Për Lakers, Luka Donçiç shënoi 34 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa LeBron James 22 pikë, 14 kërcime dhe 9 asistime.

LeBron u lëndua në fund të ndeshjes dhe pas ndeshjes theksoi se ishte një dëmtim në ijë dhe se nuk ishte shumë i shqetësuar për këtë.

Dhe ndërsa dy yjet më të mëdhenj të Lakers luajtën mirë, superyjet e Bostonit ishin më të mirë.

Jalen Brown shënoi 31 pikë me 6 kërcime, ndërsa Jayson Tatum e përfundoi ndeshjen me 40 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston - LA Lakers 111:101

Charlotte - Brooklyn 105:102

Houston - New Orleans 146:117

Atlanta - Indiana 120:118

Toronto - Washington 117:118

Miami - Chicago 109:114

Milwaukee - Orlando 109:111

Golden State - Detroit 115:110

telegrafi sport app