Boston kthehet te fitoret, mposhtin Clevelandin në TD Garden

Boston Celtics vazhdon një ecuri me humbje e fitore në elitën e basketbollit amerikan.
Pas disfatës nga Philadelphia 76ers, Celtics janë rikthyer te fitoret pasi kanë mposhtur Cleveland Cavaliers në TD Garden me 10 pikë epërsi, 111:101.
Jaylen Brown ka qenë fantastik për skuadrën vendase me 38 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime në këtë sfidë.
Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe Robert Willams që shtoi 21 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime, si dhe Jayson Tatum që e mbylli ndeshjen me 18 pikë e nëntë kërcime.
Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Darius Garland me 28 pikë, derisa Kevin Love shtoi 18 pikë e 12 kërcime. /Telegrafi/Rezultatet:
Boston Celtics - Cleveland Cavaliers 111:101
Atlanta Hawks - Orlando Magic 98:104
Milwaukee Bucks - Houston Rockets 126:106
Oklahoma City Thunder - Denver Nuggets 108:94
Sacramento Kings - LA Clippers 89:105

















































