LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i madh që Barcelona i ka De Jongut, një nga arsyet që futbollisti refuzon të largohet

Borxhi i madh që Barcelona i ka De Jongut, një nga arsyet që futbollisti refuzon të largohet
(Foto: Instagram/frenkiedejong)

Frenkie de Jong është ndër emrat më të përfolur të afatit kalimtar veror 2022, me Barcelonën që dëshiron ta shesë, ndërsa futbollisti deri më tani ka hezituar të largohet.

Manchester Unitedi është klubi kryesor që i kërkon shërbimet e tij, porse janë disa çështje që e komplikojnë largimin e holandezit – më e rëndësishmja ka të bëjë me paratë që Blaugranët i kanë borxh 25-vjeçarit, si pjesë e kontratës luksoze.

Sa para Barcelona i detyrohet De Jongut

(Foto: Instagram/frenkiedejong)

Mesfushori është pjesë e katalunasve nga vera e vitit 2019 kur e kompletoi transferimin nga Ajaxi për 75 milionë euro.


Ai ka regjistruar 140 paraqitje për klubin, nën drejtimin e trajnerëve Ernesto Valverde, Quique Setien, Ronald Koeman dhe Xavi, ndërsa te të gjitha ka pasur pozitë të rregullt në skuadër.

Megjithatë, problemet financiare të Barcelonës kanë pasur ndikim të madh në aspektin financiar të lojtarit. Sipas Goal, klubi i ka borxh 17 milionë euro De Jongut dhe për këtë arsye, hezitimi i tij për t’u larguar është i kuptueshëm.

Pse i detyrohet Barcelona kaq shumë para De Jongut

(Foto: Instagram/frenkiedejong)

Borxhi i grumbulluar nga Barca është rezultat i masave drastike të vendosura gjatë pandemisë COVID-19, kur klubet në mbarë botën duhej të mbylleshin plotësisht përpara se të ktheheshin në aksion me dyert e stadiumeve të mbyllura.

Lojtarët ranë dakord të shtyjnë marrjen e pagave që u detyroheshin klubet në atë kohë, me Blaugranët që përpiqeshin dëshpërimisht të mbanin rezervat e tyre të balancuara.

Synimi ishte që pagesat e prapambetura të shpërndaheshin në pjesën e mbetur të çdo kontrate të caktuar, me De Jong që ka kontratë deri në vitin 2026.

Barca thuhet t’i ketë bërë ofertë holandezit një shumë më të vogël nga ajo që i detyrohet, ndërsa janë diskutuar gjithashtu planet për të ulur pagën e tij vjetore në gjysmë – duke i lejuar klubit të regjistrojë transferime të reja.

Situata e rëndë vazhdon të mbizotërojë, ndërkohë që legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, e ka këshilluar De Jongun të ndërmarrë veprime ligjore ndaj klubit dhe bashkëlojtarët duhet ta mbështesin për faktin se “është imorale dhe një shkelje që një klub të shpenzojë para të majme në transferime të reja, ndërkohë që nuk i paguan ata që i ka nën kontratë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Premier League
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori