LAJMI I FUNDIT:

Borxhet ndaj “Higjienës Komunale – Shkup” do të mund të paguhen pa kamatë

Borxhet ndaj “Higjienës Komunale – Shkup” do të mund të paguhen pa kamatë

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale – Shkup” i njofton shfrytëzuesit e saj se Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes, ka sjell vendim me të cilin të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të mbetur në llogari të përbashkët në evidencë të N.P, ju mundëson që të njëjtat t’i paguajnë pa kamatë.

“Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”, në bazë të llogarive të papaguara për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale (të paditur dhe të rregullt), u mundësohet të njëjtin ta paguajnë pa kamatë të përllogaritur për pagesë të vonuar, në periudhë nga data 04.11 deri më datë 29.11.2019″, thonë nga ndërmarrja.

Ata shtojnë se mundësia për pagesë të borxhit të mbetur pa kamatë të përllogaritur vlen vetëm për personat fizik (amvisëritë kolektive dhe individuale)./Telegrafi/