Borussia Dortmund fiton sigurt ndaj Copenhagen në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve

Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Copenhagen me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi me vendasët që ishin më të mirë duke rrezikuar disa herë.
Goli i parë në minutën 35-të, kur Julian Brandt, asistoi te Marco Reus që shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në ndeshje me Giovanni Reyna që asistoi për Raphael Guerreiro i cili shënoi për 2-0.
Pjesa e dytë ishte më e dobët me raste, sidomos në start të saj.
Për të parë golin e tretë u desh të pritej minuta e 83-të, kur Giovanni Reyna asistoi te Jude Bellingham që shënoi për 3-0.
Më ketë fitore Borussia Dortmund ka tri pikë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































