LAJMI I FUNDIT:

Borrell e informon Blinkenin për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq në Ohër

Borrell e informon Blinkenin për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq në Ohër

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me takimin e nesërm në Ohër, në mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e  ka informuar Blinkenin për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

“E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell, transmeton Telegrafi.

Për bisedën e Borrellit me Sekretarin amerikan të shtetit  ka dalë me komunikatë edhe BE-ja.

“Borrell e informoi Sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënvizoi pritshmëritë e tij për takimin e Ohrit dhe nënvizoi rëndësinë e progresit në Dialog për aspiratat evropiane të të dyja palëve. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe për procesin në prag të takimit të nivelit të lartë që Përfaqësuesi i Lartë po mblidhet me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin. Ministri Kurti këtë të shtunë. Të dy ranë dakord se ky ishte momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në një konferencë për media të premten, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevan Pendarovski, Borrell ka thënë se takimi i Ohrit është i rëndësishëm dhe mundësi që nuk duhet humbur.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë kanë ofruar komentet e tyre për aneksin e implementimit të Propozimit evropian, për përmbajtjen e së cilës kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Dua të bëj një lloj përkujtimi të asaj se ku jemi dhe ku duam të jemi. Para tri javësh në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq u darkoduan mbi propozimin e BE-së. Ata janë pajtuar që ky propozim do të jetë rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Janë pajtuar se do të takohen së shpejti për të finalizuar ankesin e zbatimit”, është shprehur Borrell.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30. Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE. /Telegrafi/